Ngjarja në Elbasan shënoi njollosjen me gjak të fushatës zgjedhore nga grupi i armatosur i PD, i vetëshpallur për 'mbrojtjen' e votës, që i mori jetën mjekut Pjerin Xhuvani. Kjo ngjarje skandaloze duket se ka dhënë efektet te mbështetësit e PD, të cilët përveçse janë ndjerë të intimiduar kanë kundërshtuar këtë mënyrë dhune të PD-së për të marrë pushtetin.

Lulizm Basha gjatë takimit përmbyllës në Elbasan, dy ditë pas ngjarjes së rëndë, është braktisur nga mbështetësit e tij. Në një foto nga lartë duken një numër i vogël i mbështetësve të PD që janë mbledhur në Elbasan për Lulzim Bashën.

Mitingu përmbyllës i Lulzim Bashës në Elbasan


Lajmi kryesor:

Aty ku grupi i armatosur i PD vrau Pjerin Xhuvanin, Basha nga Elbasani: Ne do të sjellim paqen dhe sigurinë pas 25 prillit! Askush nuk do t'ua vjedhë më votat