FOTO/ Nga titullar në fushë të hënën te sherri mes të ‘fortëve’ për gërvishtjen e makinës, shpallet në kërkim futbollisti i Laçit

FOTO/ Nga titullar në fushë të hënën te sherri mes të ‘fortëve’ për gërvishtjen e makinës, shpallet në kërkim futbollisti i Laçit

1724400303_mariobarjamaj.jpg

Futbollisti i Laçit, Mario Barjamaj, në kërkim

Nga titullar në fushë në ndeshjen e së hënës, futbollisti i Laçit Mario Barjamaj ka përfunduar në kërkim nga Policia e Tiranës. Bajramaj 26 vjeç, është përfshirë në sherrin e dhunshëm mes grupit të të ‘fortëve’ në Tiranë, pas një aksidenti që pësuan dy vajza me makina luksoze.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Barjamaj është shpallur në kërkim. Barjamaj luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës.

26-vjeçari i rritur në akademinë e Partizanit, e ka nisur karrierën në futboll te ekipi i Bylis, pas 2 vitesh te Apolonia ndërsa këtë sezon i është bashkuar Laçit në Superligë ku luan rregullisht si titullar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Fatjon Dauti, 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve Adem Noreci, 29 vjeç, banues në Tiranë, Mario Barjamaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe Isuf Lika, 24 vjeç, banues në Domje. Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi Fatjon Dauti, me shtetasin Adem Noreci, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit Mario Barjamaj, dhe Isuf Lika.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve Fatjon Dauti dhe Adem Noreci. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit Fatjon Dauti, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë.


Lajmi kryesor:

Zbardhet sherri mes 4 të ‘fortëve’ në Tiranë, futbollisti i Laçit në kërkim! E motra e tij përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit, thërret në ndihmë vëllanë e burrin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

E ngarkuara me punë e SHBA takon Ramën: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë, keni rol në avancimin e paqes dhe prosperitetit në rajonin

E ngarkuara me punë e SHBA takon Ramën: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë, keni rol në avancimin e paqes dhe prosperitetit në rajonin