Një birrari e vogël nga Novo Mesto, në Slloveni, ka fituar reklamë pa pagesë kur në Facebook u shfaq një fotografi nga një dyqan në Lubjanë në raftet e së cilit shihej birra e tyre “Tito” dhe përkrah saj birra tjetër me emrin “Josip”.
 
Ky veprim ka nisur një debat nëse në Slloveni lejohet që të komercializohet në këtë mënyrë emri i një lideri të ish-sistemit totalitar, raporton mediumi serb “N1”.
 
Birrat në fjalë prodhohen nga një mikro-birrari familjare, e cila ka nisur prodhimin e këtyre birrave në fillim të gushtit, kur edhe kremtohet dita e birrës në Slloveni, ndërsa më parë kanë prodhuar birra me emrat “Tito”,  “Jovanka” dhe “Broz”.
 
Prodhuesi i kësaj birra është kompania “Komunajzer”, term i cili nga sllovenishtja në shqip i bie “komunist i vjetër”.
 
[gallery]23452[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com