Një orë luksoze ngjyrë e bardhë, tërhoqi vëmendjen në pamjet e arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi.

Ora i përket modeleve luksoze të Richard Mille, mes tyre edhe seria RM 61-01 Yohan Blake.

Nga fotografia, ora që mban në dorë Agasi përkon pikërisht me modelin më poshtë, që sipas kërkimeve në internet kushton deri në 300 mijë euro. 

Model i orës Richard Mille

Ergys Agasi me të njëjtën orë në dorë

Por gama e Richard Mille përfshin edhe ora shumë më të shtrenjta. Modelet më ekskluzive, veçanërisht ato tourbillon dhe edicionet e kufizuara, mund të kalojnë 1 milion euro, ndërsa disa prej tyre arrijnë në treg rreth 2 milionë euro ose më shumë.

Model tjetër i orës Richard Mille