Një adoleshente transeksuale e cila lindi si djalë tregoi se si ajo u rikthye në shkollë pas pushimeve verore si vajzë. Kairah Kelly, quhej Tyler dhe ishte djalë mirëpo tani është vajzë dhe mbi të gjitha thotë që i ngjan Kim Kardashian.

Ajo ka thënë se kur ishte djalë gjithë kohën kishte luftuar me vetën për të gjetur identitetin e saj.

Tani ajo është kthyer në shkollë dhe shprehet se ndihet totalisht vetja dhe ka treguar se si disa mësues as nuk e kanë njohur.
“Ndihesha tërësisht ndryshe. Shikohesha në pasqyrë dhe nuk e njihja personin që shihja. Gjithmonë e kam imagjinuar veten me fustane e tani kur shihem në pasqyrë shoh vetveten”.

Ajo ka treguar se që nga mosha gjashtë vjeçare kishte probleme sa i përket seksit. Nuk ndihej mirë si djalë dhe gjithmonë në shtëpi grimohej dhe vishte taka. Por prindërit e tij të përkushtuar pas fesë të krishterë e kishin mbajtur sekret këtë gjë.

“Ata nuk më kuptonin se çfarë isha. Ne jetonim në një zonë rurale dhe mendonin që do gjykohesha shumë”.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com