MAQEDONI - Shtëpi të rrënuara, makina të djegura, kafshë të ngordhura e njerëz të ngrysur e të përlotur që brenda pak orësh kanë humbur thuajse gjithçka. Kjo është panorama e përgjithshme pas terrorit policor të së shtunës në Lagjen e Trimave në Kumanovë të Maqedonisë.
Të gjithë të braktisur, të vetëm mes gërmadhave e që mundohen të ngushëllojnë njëri-tjetrin për humbjet e pësuara që nga jetët njerëzore e deri tek shkatërrimi i pasurisë.
Vizitorët e vetëm që të paktën u japin kurajë përmes evidentimit të tmerrit që kanë përjetuar, janë vetëm gazetarët të cilët nëpërmjet fotove që kanë pushtuar internetin dhe mediat botërore u kujtojnë atyre se kjo tragjedi nuk mund të kalojë pa u marrë vesh.
Të gjithë në oborret e shtëpive të tyre vështrojnë me dhimbje shtëpitë pa çati e dyert e shpuar nga plumbat e mundohen të mbledhin me sy atë që ende mund të ketë mbetur pa u shkatërruar.

FOTO te tjera

Redaksia Online
(b.p/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com