Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në afërsi të vendit të quajtur Lundër. 

Dy automjete tip "Renault" dhe "Mercedez Benz" janë përplasur kokë më kokë, ndërsa e lënduar nga aksidenti ka mbetur një grua e cila ka qenë pasagjere në një prej automjeteve të përfshirë në aksident. 

[gallery]22554[/gallery]

Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit të mjetit tip "Benz" nga drejtuesi për shkak të lagështirës në rrugë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com