Gjatë përplasjes midis protestuesve dhe policisë janë plagosur lehtë disa persona. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv një protestues mbi 50 vjeç ka marrë plagë të lehta në kokë nga goditjet me shkop gome.
Për këtë arsye, një ambulancë është parë që të marrë të dëmtuarit, por protestuesi në foto vazhdon të protestoj. Protestuesit kanë tentuar që të futen në parlament, por kjo ka sjellë reagimin e policisë. E gjithë situata e tensionuar ka ardhur si pasojë e seancës në Parlament, ku mazhoranca kërkon që të zgjedhë kreun e përkohshëm të prokurorisë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com