Është ndarë nga jeta në lule të rinisë.

Pasioni që të bëhej oficere në radhët e Policisë së Shtetit, por edhe dëshira për të jetuar, nuk i kanë mjaftuar Xhulia Zyfit, efektives e cila tre javë më parë pësoi hemorragji cerebrale në Akademinë e Sigurisë ku studionte.

Ajo ndërroi jetë këtë të premte në spital ku edhe ishte shtruar prej 5 ditësh, në gjendje kome.

policja
(Efektivja e policisë Xhulia Zyfi, 26-vjeç)

26-vjecarja nga Pogradeci, kishte marrë gradën nënkomisare gjatë studimeve në Akademinë e Siguris. Së fundmi ishte emëruar në detyrën e saj të re.

Burimet thanë për “Panorama” se e reja kishte lindur me një problem në zemër, dhe një vit më parë kishte bërë ndërhyrje.

Xhulia ishte pjesë e Policisë së Shtetit prej 5 vitesh.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com