Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit e parë që përballen kundër njëri-tjetrin në historinë e Kampionatit Europian të Futbollit, ku njëri mbron fanellën kuqezi dhe tjetri atë të helvetëve.
Në këtë foto pikante duken dy vëllezërit të cilët përqafohen sapo hynë në fushë, ndërsa më pas ata luftojnë njëri me tjetrin në betejën për topin.

(Vëllezërit Xhaka nga përqafimi në dyluftim me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër)
Ndërkohë në stadiumin e Lensit sot ishin edhe familjarët, ku në sy ra nëna e dy futbollistëve, Taulant dhe Granit Xhaka. Ajo kishte veshur një bluze ku ishin shkrirë simbolet zvicerane me ato shqiptare, ndërsa më poshtë ishte shkuar XHAKA.

(Nëna e vëllezërve Xhaka në stadiumin e Lensit)
Në përfundim të ndeshjes, ra në sy gjithashtu veshja e fanellës kuqezi të Taulantit nga Graniti.

Zvicra fitoi përballë Shqipërisë debutuese, duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit Etrit Berisha. Pavarësisht rasteve të shumta, kuqezinjtë nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com