FOTO/Pikturat e Bashkim Ahmetit
pushtojnë sallat e Galerisë Kombëtare

FOTO/Pikturat e Bashkim Ahmetit<br />pushtojnë sallat e Galerisë Kombëtare
Piktori i njohur Bashkim Ahmeti është rikthyer nga SHBA në Tiranë me ekspozitën e tij Personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kjo eskpozitë sjell punë të viteve të fundit të paekspozuara më parë.

Ekspozita Cellet të premten në mbrëmje dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 nëntor 2016. Drejtuesi i Projektit Artan Shabani dhe Kuratori Ylli Drishti kanë përzgjedhur për këtë ekspozitë mbi 90 punime në vaj, duke i dhënë publikut një panoramë të rrugës së tij krijuese këto 9 vitet e fundit.

Sipas konceptit kuratorial ekspozita përmban dy cikle kryesore. Cikli I parë kryesisht me temë nga shqipëria përmbledh kompozime, nudo, peizazhe nga Gjirokastra e bregdeti Jon, si edhe peizazhe nga Neë Yorku, ndërsa cikli I dytë kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare, vjen me punë të cilat datojnë nga 10-15 vite më parë e deri me sot.

Ky koleksion veprash në Galerinë Kombëtare vjen më i konsoliduar për krijimtarinë e artistit, ku përmes pjekurisë artistike ai realizon punimet e tij me një mjeshtri perfekte dhe një kolorit dekorativ shpërthyes.
 
Bashkim Ahmeti Izano ka lindur në Gjirokastër. Pas Liceut Artistik “Jordan Misja” ai kreu Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai ishte skenograf i teatrit në qytetin e Gjirokastrës dhe u angazhua gjithashtu si skenograf në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Ai gjithashtu drejtoi grupin e artistëve të interiereve në disa muzeume kombëtare, ku edhe realizoi tablo historike në gjininë e afreskut. Gjatë kësaj kohe ai hapi disa ekspozita personale dhe mori pjesë në Ekspozita e Konkurse Kombëtare dhe Bienale të ndryshme.

Nga viti 1988 -1995 ai ishte profesor i pikturës në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në 1995 ai emigroi në SHBA, ku punon e jeton si artist i lirë në Neë Providence NJ. Ai ka ekspozuar në Neë York, Pensilvania si edhe në vendlindjen e tij Gjirokastër dhe Tiranë.

[gallery]19377[/gallery]

Redasia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë