Kapiteni Floran Delia, baba i tre fëmijëve, njëri nga pilotët që humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit në Grizhë të Malësisë së Madhe fluturoi për herë të fundit mbi vendlindjen e tij në Radomirë të Dibër.

Banorët tregojnë se helikopteri fluturoi shumë ulët, gati mbi kokat e tyre dhe Deliaj i përshëndeti të gjithë me dorë.Ata dëshmojnë se ishin aq afër dhe të gjithë fëmijë e të rritur kishin dalë për ta pare këtë fluturim të pazakontë të një helikopteri.

Helikopteri bëri dhe një kthesë dhe ka qëndruar pak kohë sipër banorëve që e përshëndesnin me dorë të njohurin e tyre.Banorët dëshmojnë se ka qenë ora 12.42 kur ai është larguar nga hapësira mbi Radomirë.

Banorët shtojnë se, ky ishte njeriu i cili ka shpëtuar me qindra jetë njerëzish jo vetëm ne viset e tyre, por në gjithë Shqipërinë.
 
Kapiten Florian Deliaj ndodhej në helikopter me toger Donald Hoxhën dhe me ushtar profesionist Gerald Baramuçën, i cili mundi të mbijetojë.

helikopteri

helikopteri

helikopteri

helikopteri

helikopteri

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)