FOTO/ Portreti i aktores së njohur
Meryl Streep...Një zonjë e vërtetë!

FOTO/ Portreti i aktores së njohur<br />Meryl Streep...Një zonjë e vërtetë!
Donte të bëhej një soprano, Mary Louise Streep. Për fat të mirë, në rrugën e saj në kolegj, kryqëzohet me tavolinat e skenës së kursit të recitimit dhe vendos të provojë të bëhet aktore.

Në vitin 1971 regjistrohet në shkollën e dramës “Yale”, dhe  diplomohet në artin dramatik, duke debutuar për herë të parë si aktore teatri.

Më pas shfaqet në ekran tek “Julia” e Fred Zinnemann. Viti 1978, ishte viti që do të shenjonte karrierën e saj: Meryl interpretoi në krah të Robert De Niro tek filmi  “Gjuetari i drerëve”.  

Prej andej nis një rrugë triumfuese, që do ta shndërronte në një nga aktoret më të spikatura e më të talentuara, në historinë e kinemasë, si dhe aktoren me më shumë nominime për çmimet “Oskar” ( 19 nominime dhe tre çmime, si aktorja më e mirë tek “Kramer kundër Kramerit”, “Zgjedhja e Sofisë” dhe “Gruaja e hekurt”).

Këto foto na kujtojnë disa nga interpretimet e saj më të mrekullueshme:

meryl steep


meryl steep


meryl steep


Marrë nga ATSH

Redaksia  Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559