Foto prekëse/ Një përqafim nuk i shpëtoi dot jetën të riut me aftësi të kufizuara, por inspiroi botën

Foto prekëse/ Një përqafim nuk i shpëtoi dot jetën të riut me aftësi të kufizuara, por inspiroi botën

Prej më shumë se një viti distancimi social, është bërë motoja kryesore e jetës sonë, në luftë për të mposhtur COVID-19. Megjithatë një infermier në Amazonë, i quajtur Raimundo Nogueira Matos, nuk i ka kursyer një përqafim Erson Merson Junior, 30-vjeçarit, i cili vuante nga Sindroma Down dhe kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje pasi ishte infektuar me COVID-19. Infermieri i mbajti maskën e oksigjenit pacientit për disa kohë dhe momenti prekës është fotografuar nga një tjetër pacient, Mirene Borges da Silva.

“Ishte diçka shumë bukur. Ndjeva që Zoti ishte atje dhe dërgoi infermierin për ta qetësuar. Ai u ndie i qetë dhe falë Ray (infermierit) filloi të frymonte normalisht”, tha Mirene.

Veprimi i infermierit është vlerësuar shumë nga të gjithë, por megjithatë nuk arriti të siguronte qe 30 vjeçari të jetonte. Ai humbi jetën 5 ditë pasi arriti në spital, por sjellja e infermierit preku të gjithë botën. Lajmi i vdekjes së pacientit e preku shumë infermierin, i cili nuk kurseu lotët dhe dhimbjen e tij për të riun. 

 

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje