VLORE - Protesta e Partisë Demokratike në Vlorë këtë të shtunë do të mbahet mend gjatë për lapsusin e njërit prej protestuesve i cili nga foltorja u shpreh se “përjetë do të votojë kryeministrin Edi Rama”.

Në protestën e PD në qytetin bregdetar Flamur Jasini u shpreh se në kohën e përmbytjeve të ndodhura në fillim të këtij viti, kryeministri Edi Rama kishte ardhur në banesën e tij për të inspektuar dëmet e shkaktuara.

A1 Report sjell foton e Flamur Jasinit krah Kryeministrit Rama. Siç duket Jasini për vizitën e Kryeministrit nuk ka gënjyer. Megjithatë nuk dihet ende nëse për shprehjen se “përjetë do të votojë Ramën” qytetari ka gënjyer ose jo edhe kërkoi falje pasi sipas tij ky ishte një lapsus. 

rama flamur jasini

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)