Disa foto të dërguara nga një qytetar për Shqiptarja.com, dëshmojnë parkimin e gabuar mbi trotuar të disa veturave që mbajnë targa shtetërore, përbri Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Si duket, të ngutur për të mos munguar në një aktivitet që zhvillohej aty pranë, zyrtarët e qeverisë i kanë parkuar veturat mbi trotuar, në një zonë vetëm për këmbësorët dhe biçikletat duke u kthyer në një shembull të keq të mos-zbatimit të ligjit dhe të rregullave qytetare.

Qytetari që ka bërë fotot, raporton se ato janë shkrepur 20 minuta pasi ai kishte lajmëruar Policinë Bashkiake të Tiranës për kundravajtjen rrugore që kishte konstatuar. 

Në të njëjtën zonë ku qeveritarët kanë parkuar si “të fortë” dhe të pabezdisur nga policia rrugore apo bashkiake, sa herë që ndonjë veturë parkohet në hapësirën boshe ndërmjet vijave të bardha për kalimtarët dhe murit të betonit që ndan kantierin e ndërtimit të stadiumit “Qemal Stafa”, qytetarët gjejnë fletën e gjobës te xhami kur kthehen tek automjeti, e jo më po të parkonin mbi trotuar.

Siç duket qytetarët janë më të barabartë se politikanët përpara ligjit.

makina

mak

Makinat e shtetit të parkuara mbi trotuar pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë

s.k/Shqiptarja.com