Julian Deda ka publikuar një foto të prindërve në rrjete sociale, nëpërmjet së cilës ka shprehur dhe dashurinë për ta.
“Këta janë prindërit e mi, për syrin tim janë më të mirët në botë. Këtë Shën Valentin, si asnjëherë, u detyruan t’i shkëmbenin lulet në spital, por njerëz jemi dhe kjo është pjesë e jetës. Babush, ti do shërohesh, sepse mirësia dhe energjia pozitive, të cilat qënia jote i prodhon instiktivisht, janë ilaçet më të mira që ekzistojnë. Për gjithë dashurinë që i jepni njëri tjetrit edhe ne, gezuar. Ju dua shumë.”
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)