FOTO/Rama "tradhton" Juven
tani është tifoz i Bayern Munchen

FOTO/Rama tani është tifoz i Bayern Munchen">
Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të "ndërrojë" ekipin e zemrës.

Nga një tifoz i flaktë i kampionëve të Italisë, Juventus, kreu i qeverisë ka bërë një kapërcim drejt Gjermanisë, te rekordmenët e Bundesligës, Bayern Munchen. 

Ditët e fundit, kryeministri e ka shfaqur pa komplekse "dashurinë" e tij për torinezët, por humbja mbrëmë në Superkupën e Italisë përballë Milanit, lë të kuptohet se e ka acaruar jo pak kryeministrin. 

Ditë më parë Rama vizitoi jugun e Shqipërisë i veshur me një xhup me logon e Juventusit. Këto foto bënë xhiron e rrjeteve sociale duke sjellë reagime dhe batuta nga më të ndryshmet. Por duket se kryeministri Rama “nuk e ka kapërdirë” dot humbjen e djeshme dhe për ta shprehur këtë, Kryeministr është fotografuar sot në Korçë me një tjetër xhup me logon e një ekipi futbolli. Këtë radhë nuk është Juventusi por është ekipi gjerman i Bayern Munchen.

Ky vendim i Kryeministrit mund të ketë ardhur edhe si rrjedhojë e negociimit të Drejtorit të Bayern, Rummenigge i cili disa javë më parë e pati Ramën të ftuar nderi në "Allianz Arena" për të ndjekur një ndeshje të Bayern Munchen. 

rama bayern
(Rama sot në Korçë me xhupin e Bayern Munchen)

rama juve
(Kryeministri në jug të vendit me xhupin e Juventus)

rama ne allianz arena
(Vizita e Ramës në Allianz Arena një muaj më parë)

[gallery]20273[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene