Cristiano Ronaldo është nga ata persona që nuk kanë nevojë për para apo dhurata por kur kjo vjen nga një shok i skuadrës duhet pranuar me patjetër.
Pikërisht kështu ka ndodhur pas ceremonisë së dorëzimit të trofeut më prestigjoz individual mbrëmjen e djeshme.
Ronaldo është përballur me një surprizë të këndshme në momentet e mbërritjes në hotel, kur ka parë bashkëlojtarin Sergio Ramos me një dhuratë në dorë.
Kapiteni i Realit i ka dedikuar një tortë në formën e Topit të Artë portugezit duke e uruar për suksesin në një letër ku shkruhej: “Urime Cristiano Ronaldo”.

(Ronaldo dhe Ramos duke pozuar me dhuratën e kapitenit)
Dy kanë kanë pozuar më pas të buzëqeshur në një foto e cila është hedhur në faqen zyrtare të Realit të Madridit në Twitter.
Pas atyre të 2008, 2013 dhe 2014-ës ky është trofeu i katërt personal i Ronaldo, absolutisht një sukses i jashtëzakonshëm.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com