VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Reshjet e borës kanë zbardhur pikën turistike të Gjinarit në Elbasan, duke i dhënë një bukuri ndryshe kësaj pike turistike.

Gjithashtu, ‘velloja e bardhë’ është ‘veshur’ ditën e sotme edhe nga Korça.

Rrugët dhe shtëpitë karakteristike të Voskopojës duket se kanë rifituar magjinë që e karakterizon këtë zonë sa herë bie borë.

Gjithashtu, niveli i dëborës në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës dhe në disa zona të Malësisë së Krujës, ka kaluar mbi 20 centimetra, duke i dhënë parkut një pamje magjepsëse.

Lajmi në përditësim…

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës (VIDEO)

 

Reshjet e dëborës që filluan pasditen e sotme kanë bërë që niveli i dëborës në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës dhe në disa zona të Malësisë së Krujës, të shkojë në mbi 20 centimetra, duke i dhënë parkut një pamje magjepsëse.

Reshjet vijojnë me intensitet por deri tani nuk raportohet për problematika. E gjithë zona furnizohet normalisht me energji elektrike dhe rrugët janë të kalueshme me kujdes pasi në disa zonq ka prezencë akulli.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë