Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vendosi të shkrijë sërish internetin teksa shijoi një festë të çmendur në Paris. Ditët e fundit, ajo ka shijuar pushimet luksoze në kryeqytetin francez me familjen e saj.
Ajo shfrytëzoi udhëtimin e saj pasi mori pjesë në javën e modës në Paris, duke festuar edhe ditëlindjen e nënës së saj. Gjatë fundjavës, këngëtarja u pa e veshur me pallto leshi të kombinuar me shumë unaza floriri nëpër duar.
Por në një postim të kohëve të fundit, Rita Ora realizoi edhe një selfie mahnitëse në pasqyrë, e cila tregon format e saj mahnitëse dhe të tonifikuar.