Lojtarët e Real Madrid ka festuar si të "çmendur" barazimin e arritur ndaj Barcelonës në "Camp Nou". Goli i shënuar ne sekondat e fundit të ndeshjes, ka shumë vlera për madrilenët, të cilët ruajnë distancën prej 6 pikësh me Barcelonën. 

Lojtarët e Zinedine Zidane kanë memorizuar festën e tyre në dhomat e zhveshjes në një foto të postuar në Twitter. Është një foto e ngjashme me atë të një viti më parë kur Real arriti të fitojë në Camp Nou.

Po Ronaldo? Edhe këtë herë ai është distancuar nga shokët e tij. Cristiano Ronaldo nuk i bashkohet festimeve të shfrenuara të shokëve të tij, duke preferuar të qëndrojë me "këmbë në tokë". 

real madrid
(Festa e madrilenëve)

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com