Reshjet e shiut në orët e fundit kanë shkaktuar probleme ne aksin rrugor Vlorë- Rradhimë te Uji i Ftohtë duke bllokuar pjesërisht rrugën. Aktualisht funksionon vetëm një krah i rrugës, ndërsa lëvizja e automjeteve në zonë kryhet me mjaft vështirësi.

Për zhbllokimin e rrugës është duke punuar vetëm një punonjës, ndërsa bllokimi ka sjellë shqetësime të drejtuesit e mjeteve.  Zona tek ‘Kalaja’ te ‘Uji i Ftohtë’ në aksin Vlorë-Rradhimë mbetet gjithmonë problematike nga shkarjet e dherave sa here që ka reshje shiu.

[gallery]25255[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com