Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka postuar në rrjetet e saj sociale në Instagram ku tregon që bashkëshorti, Mark Frroku dhe familja e saj kanë marrë bekimin Apostolik nga Papa Françesku.

‘Shenjtëria e tij Françesku i jep Bekimin e tij të përzemërt Apostolik Mark Frrokut dhe familjes së tij.’- shkruhet në postimin e aktores.

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë 2 vite më parë.

Kujtojmë që ish-bashkëshortja e Markut, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje. Ata kanë 3 fëmijë së bashku, 2 vajzat Mara dhe Erta dhe djalin Leonard. Nga ana tjetër Rudina është mamaja e një vajze, Viktoria.

Foto e publikuar nga Rudina Dembacaj