'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Rudina Dembacaj

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, kësaj teme nuk i ‘shpëtoi’ Rudina Dembacaj.

Aktorja u dënua me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh, pasi falsifikoi prokurën për të udhëtuar me vajzën jashtë pa dijeninë e të atit. Aktorja u shpreh se bëri gabim dhe e ka kryer dënimin.

Heidi: Rudina, se jam shumë kurioze, ti ke pasur probleme me drejtësinë?

 

Rudina: O Heidi se pastaj do më thonë… Koka bën, koka pëson. Nuk është se jam shumë e madhe në moshë, jam e re fare…ne e kemi pësuar nganjë veprim i nxituar. Rasti im më ka bërë të reflektoj, nuk isha profesioniste, por me jemi nxituar dhe e kemi ngrënë domethënë. Kam vuajtur dënimin dhe nuk do e përsërisja kurrë, u nxitova në një moment, si nënë kisha dëshirë të merrja fëmijën. E vuajta dënimin si zonjë.

Heidi: Si punove

Rudina: Punë me shërbim prove

Egla: Pra, ti je një ish-e dënuar?

Rudina: Kur del me shërbim prove, nuk quhesh më e dënuar. Tashmë jam e pastër!

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar më 15 maj nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, pasi ka falsifikuar firmën e ish-bashkëshortit Aleksandër Varfaj, për të nxjerrë vajzën jashtë territorit shqiptar. Dënimi i aktores Dembacaj është konvertuar me 80 orë shërbim prove.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malcori: 13/10/2024 09:20

    Turpi drejtësisë për denimin me sherbim prove për këtë fallsifikatore!Ndërsa një fakir e bo burgun burg kjo ështe drejtësia që duam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive për mjekët dhe infermierët

Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive për mjekët dhe infermierët