Prej dy ditësh, në rrugët e kryeqytetit shihen makinat e reja të Policisë Rrugore. Automjetet janë tip BMW Seria 5, të cilat njihen ndryshe si makina shpejtësie.
 
Mësohet se në qarkullim kanë dalë 3-4 makinat e para, të cilat janë në kolaudim e sipër, ndërsa në vijim do të pajiset e gjithë flota e makinave të Policisë me BMW.

policia rrugore bmw
 
Sigurisht ky nuk është një lajm i mirë për kundravajtësit. 

Që nga ky moment ata duhet t'i bëjnë mirë llogaritë, pasi për çdo shkelje s'do mund t'i shpëtojë më policisë, e pajisur tashmë me makina shpejtësie. 

policia rrugore bmw

makinat