FOTO/ Shikoni fazën në të cilën ndodhet “Arena Kombëtare”

FOTO/ Shikoni fazën në të cilën ndodhet “Arena Kombëtare”

“Arena Kombëtare”

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në “Facebook”, ka bërë të ditur fazën në të cilën gjendet projekti i stadiumit “Arena Kombëtare”.

Impianti me kapacitet prej 22 mijë vendesh duket se ka marrë formë dhe mendohet të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Arena Kombëtare” po ndërtohet sipas projektit të prezantuar nga grupi italian Serenissima Costruzioni S.p.A.

Tribunat e stadiumit parashikohet që të jenë të gjitha të mbuluara. Kompleksi i ri, me një sipërfaqe prej 43.000 metrash katror (nga të cilët 25.000 metra katror do të shërbejnë për stadiumin, 10.000 metra katror për zyrat dhe 8.000 metra katror për dyqane), është konceptuar si një strukturë e përbërë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 13/06/2018 10:45

    Anet laterale nuk ka pse jane me stola, se nuk duket ndeshja mire.

    Përgjigju
  • Arena e Hienave: 13/06/2018 10:24

    Sa mire qe e quajten Arena Kombtare ! Me falni do te ishte me mire te quhej Hiena Kombtare. E cfare kuptimi mund te kete ketu, ne kete Arene Hienash emri i pavdekshem i Qemal Stafes, studentit te Universitetit te Firenzes, ish nxenesit te Dom Ndre Mjedes dhe mikut te Lef Nosit ? Sutor, ne ultra crepidam !

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/06/2018 07:58

    Ne shqiptarëve na karakterizon të nxituarit, nxitim në cdo gjë. Për këtë rast si nuk doli dikush të thoshte mor po c bëhet keshtu? Në vend që ta bënim stadiumin në periferi të Tiranës ashtu sic bën gjith bota, e bëjmë ketu mu në qender që të bëhet xhungël. Sa keq!

    Përgjigju
    • Toni: 13/06/2018 10:00

      Bota lutet qe ti beje ne qender,por thjesht nuk ka truall te lire neper kryeqytetet Evropiane! Ne jemi me fat qe aty ishte stadiumi i vjeter... Prandaj mos ja fut kot “kafsha”!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)