FOTO/ Shitet për 20 mijë euro kartivizita e Vladimir Putin e viteteve 1990

FOTO/ Shitet për 20 mijë euro kartivizita e Vladimir Putin e viteteve 1990

Vladimir Putin

Një kartvizitë e Vladimir Putin në fillim të karrierës së tij, e cila e cilëson Putinin si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare të presidentit të Këshillit të Deputetëve Popullorë të qytetit të Leningradit në vitet 1990 u shit me një shifër rekord prej 2 milionë rubla, më pak se 20 mijë euro, në një ankand elektronik sipas të dhënave të publikuara në faqen e ankandit, të cituar nga Ria Novosti.

Në kartëvizitë ishin shkruar disa numra telefoni në dorën e presidentit rus, siç specifikohet në prezantimin e shortit, raportojnë mediat e huaja.

Faqja e ankandit nuk dha informacion mbi blerësin që fitoi artikullin. Kjo nuk është hera e parë që kartat e biznesit të Putinit dalin në shitje.

Në vitin 2019, një kartëvizitë nga koha e tij si kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Zyrës së Presidentit, një pozicion që ai e mbajti nga viti 1991 deri në vitin 1996 doli në shitje për 2 milionë rubla.

Në një rast të mëparshëm, 950 mijë rubla u ofruan për një kartëvizitë 100% origjinale të Putinit nga koha kur ai punonte në këshillin e qytetit të Leningradit.

Kartivizita e Vladimir Putin e viteteve 1990

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 27/12/2023 11:13

    AAaa Edvin shkjau shqipfolës e bleu nga i dashuri i zemres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë