Zbulohen fotot e reja të çiftit, i cili mbajti peng një supermarket në Paris, ku humbën jetën 4 pengje dhe vetë autori Amedy Coulibaly. Në këto foto shihet sesi vajza me origjinë algjeriane Hayat Bumedien, bashkëpunëtore në pengmarrje dhe aktualisht e shpallur në kërkim stërvitej dhe mësonte si të përdorte armët e mbuluar tërësisht me perçe.

gruaja ne france

E fejuara e Amedy Coulibaly është shpalllur tashmë gruaja më e kërkuar në Francë dhe paraqet rrezikshmëri të lartë, pasi eshte dhe e armatosur. Pas fotove ku ajo shfaqej me Coulibaly në plazh e veshur me bikini, imazhet e fundit tregojnë stërvitjen dhe indoktrinimin që ajo kishte marrë nga i fejuari.

gruaja ne france

Sipas mediave të huaja mësohet se çifti ishte lidhur në martesë në një ceremoni fetare dhe se 26-vjeçarja nuk është parë më kurrë pa perçe. Hayat ka pritur katër vjet që ai të dilte nga burgu i dënuar për grabitje të armatosur. Gjithashtu bëhet e ditur se pas martesës ka braktisur profesionin e saj dhe ka veshur shaminë.

gruaja ne france

Çifti jetonte pranë Banjës ku njiheshin si besimtarë mjaft të devotshëm ndonëse Coulibaly kishte probleme me drejtësinë. Fqinjët e çiftit thanë se ata ishin të qetë, të respektueshëm dhe njerëz normal madje kishin shkuar për pushime në Malajzi. Por një muaj më parë, ata u zhdukën nga shtëpia e tyre dhe u kthyen në lajmin kryesor të vendit.

gruaja ne france

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)