MAT - Drejtuesi i një fadrome ka humbur drejtimin e mjetit e për pasojë fadroma ka rënë në ujërat e liqenit të Shkopetit. Incidenti është regjistruar pak ditë më parë në fshatin Madhesh të Matit, teksa fadroma do kalonte nga njëra anë e liqenit në anën tjetër me një trap.

Një pakujdesi e drejtuesit te mjetit teksa po përpiqej të vendoste fadromën në trap ka bërë që mjeti të përfundonte në liqen, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të shpëtojë.

A1 Report ka mundur të sigurojë foto të fadromës në ujërat e liqenit të Shkopetit, ndërsa për nxjerrjen e fadromës nga liqeni është dashur ndërhyrja e mjeteve te tjera.

Pas disa orësh punë është bërë e mundur nxjerrja e fadromës nga liqeni. Raportohet se ky nuk është rasti i parë i incidenteve të ngjashme.

fadroma

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)