Pas atyre të Champions-it, në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti për “kupën e vogël” të Europës.

Si rrjedhojë, klubet italiane kanë hasur kundërshtar të fortë në letër ndërsa fati i ka buzëqeshur Manchester United i cili do të luajë përballë francezëve të St.Etienne.

Në fakt edhe kjo sfidë pritet të jetë speciale pasi do të kemi një përballje mes dy vllëzërve Pogba. Sevija është fituesja e tre herëve të fundit të këtij kompeticioni që këtë vit luan ndaj Leicester City-it por këtë herë në Ligën e Kampionëve.

Finalja e madhe do të mbahet pranverën e ardhshme në kryeqytetin Suedez të Stokholmit. 

europa
 (16 sfidat e ardhshme të Europa League)

Redaksia Online 
K.M/Shqiptarja.com