Pas pamjeve nga përplasjet me policinë në kufijtë e shteteve ballkanike dhe dhunës së ushtruar edhe gazetarë, mediat serbe publikojnë sot disa foto që tregojnë shpresë për emigrantët sirianë.

Një polic mban në duart e tij një fëmijë sirian, i cili luan e qesh me të. Një shenjë mikëpritje për emigrantët sirianë që i largohen luftës në atdhe.

Fotot janë realizuar në Luginën e Preshevës nga gazetarja e BBC-së, Manveen Rana, e cila ka vizituar emigrantët në qendrën e Preshevës. Ajo i ka publikuar këto imazhe në faqen e saj në “Twitter”.

Emigrantët sirianë “kanë pushtuar” vendet e Ballkanit dhe Europës në kërkim të një jete më të mirë dhe sigurt, por rruga e tyre drejt këtij qëllimi nuk ka qenë e tillë.

Polici preshevar

Polici preshevar

Polici preshevar

Redaksia Online
(E.G. Shqiptarja.com)