Kroacia u trondit ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Kjo tragjedi ka sjellë dhe solidaritetin e shumë shteteve por edhe personave për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që tashmë kanë mbetur pa një çati mbi kokë. Një prej tyre është edhe shqiptari Alban Morina, i cili ka shpërndarë bukë për njerëzit e prekur nga tërmeti.
Morina ka publikuar foto në “Facebook” dhe ka shkruar “Unë e di që nuk është koha për të agjëruar, por ata që nuk kanë ushqim sonte dhe nesër e që gjenden në shesh”.
Deri më tani nga tërmeti janë konfirmuar 7 të vdekur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Lajmi kryesor: