Pamela Anderson dhe Adil Rami i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas rreth 1 viti të lidhur. Është sërish single aktorja dhe modelja kanadeze me famë botërore, raportojnë mediat ndërkombëtare.
51-vjeçaria që prej verës së kaluar ishte partnerja e mbrojtësit të Marsejës dhe kombëtares franceze, Adil Rami. Mirëpo dashuria nuk njehë moshë, Anderson edhe pse ishte rreth 19 vite më e madhe në moshë se Rami kjo nuk i pengoi ata të dashuroheshin me njëri-tjetrin.
Tashmë lidhja mes tyre i ka ardhur fundi, ndërsa për mediat rozë ky nuk është një lajm i mirë pasi hiret e Pamela Anderson do të mungojnë tashmë stadiumeve të futbollit.
Komento