Foto/ Si gatuan zyra e PD-së shkrime në gjuhë të huaj për të nxirë Shqipërinë

Foto/ Si gatuan zyra e PD-së shkrime në gjuhë të huaj për të nxirë Shqipërinë

Alfred Lela dhe Peter Lucas

Ndonëse në aktakuzën që drejtësia amerikane ka përgatitur ndaj ish zyrtarit të FBI, McGonigal, ky i fundit akuzohet vetëm për mosdeklarim udhëtimesh dhe falsifikim dokumentash, opozita në Shqipëri është përpjekur të ngrejë një narativë të pabazë për një lidhje korruptive mes McGonigal dhe zyrtarëve shqiptarë.

Së fundmi, opozita dhe mediat pranë saj kanë zgjedhur të ngrejnë një valë histerie në gjuhë të huaj, duke dëmtuar më së pari imazhin e vendit me lidhje që nuk ekzistojnë.

I radhës është një shkrim në median “Boston Herald” nga gazetari Peter Lucas i cili në të njejtën linjë me personazhin “non grata” të SHBA-ve, Sali Berisha, thotë se gjyqi i McGonigal duhet të shtrihet në Shqipëri, në vendin ku McGonigal sipas tij, u pasurua përmes një marrëdhënieje sekrete me Kryeministrin Rama.

Gazetari Peter Lucas shkon edhe më larg, duke sulmuar po me të njejtën gjuhë si Sali Berisha ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila sipas tij është përfshirë në një betejë për të larguar nga partia e tij Sali Berishën. Por më skandaloze akoma është mënyra se si ai merr në mbrojtje Berishën për shpalljen e tij “nongrata”, duke e justifikuar me idenë se “në Ballkan nuk ka shenjtorë”.

Të gjitha këto lajthitje në shkrimin e Lucas, e kanë origjinën në bazën nga ku janë prodhuar të gjitha trillimet e javëve të fundit mbi rastin McGonigal, në selinë e Partisë Demokratike.

Kjo foto tregon drejtorin e komunikimit të Sali Berishës, Alfred Lelën, gjatë një vizite në shtëpinë e gazetarit Peter Lucas në Westford, pranë Bostonit. Vetë Alfred Lela në një shkrim në portalin e tij “Politiko.al” do të rrëfente me detaje emocionet e takimit me gazetarin, duke ndarë edhe foto nga brenda banesës së tij.

Madje Lela tregon edhe porositë që Peter Lucas i ka lënë për Sali Berishën kur të kthehet në Shqipëri:

“Dëgjo, thuaji Saliut, çfarëdo të ketë ndodhur mes nesh ‘harroje!” (është fjala e parë dhe e vetme që ai thotë në shqip gjatë bisedës tonë). E respektoj shumë për forcën dhe energjinë që ka” – kujton Lela.

Në këtë mënyrë, Sali Berisha i ka kthyer sytë nga miku i vjetër Peter Lucas me shpresën se duke nxirë Shqipërinë në gjuhë të huaj do të mund të pastrojë emrin e vet./ Lexo.al

Sali Berisha dhe Peter Lucas

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niku: 05/03/2023 12:01

    ndoshta kane thene te vertetat e hidhura prandaj do ti shpallin tradhtare, kulake, dhe do ti deklasojne si ne komunizem. trashegimia komuniste eshte problem ne shqiperi

    Përgjigju
  • aleksadros: 05/03/2023 05:21

    keta jane plerat venditit ,po pergjigjen do e merrni me 14 maje yyy balta e shqiperise

    Përgjigju
  • Cubi: 04/03/2023 20:13

    Kete pun kan bere nga 30 vjet. Nuk eshte ndonje e re. Dihet ajo pun agjenturat dhe spiunat kunder shqiperis kan qen. Po skan faj se ai qe u martonte nenen ka vdekur. Tani eshte koha per qejf. Kan gjetur shesh e bejn pershesh.

    Përgjigju
  • Bardhyl: 04/03/2023 19:45

    Habitem me Peter Lukas,per te cilin Fator Tarifa flet me super lativa per shqiprin.Sic duket keta njerez jane nga Soji shkrimeve pamvarsisht njohuriv dhe bemave ne deme te popullit shqiptar,qe te ky person jane te ditura,por kur vjen ceshtja per nje grusht para i thon derrit daj.

    Përgjigju
  • Sigi: 04/03/2023 19:26

    Lela mund ti bej te gjitha ne dem te vendit sepse eshte sherbetir i bindur i Saliut,por te presim gjygjin e Macconigal dhe te shohim a ka te drejte opozita per akuzat ndaj Rames.Prova eshte ajo qe gjykohet dhe jo manipulimet qifte dhe Peter Lucas

    Përgjigju
  • Zure gjarperin Shtypi koken!: 04/03/2023 18:19

    thote populli shqipetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb