Gjermani/Masakër në dy klube nate të frekuentuara nga turqit, 11 viktima dhe 4 të plagosur, vrasësi paranojak, 43 vjeçar vret edhe nënën e tij (VIDEO)

Natë e përgjakur në portat e Frankfurtit.

Sipas policisë, një masakër e përmasave të mëdha ka ndodhur në Hanau, njëzet kilometra në lindje të kryeqytetit financiar, ku kanë gjetur vdekjen 11 persona dhe janë plagosur katër të tjerë. Mediat në Gjermani, pas zbulimit të një videoje dhe letre të gjetur në shtëpinë e vrasësit, thonë se vrasësi është një ekstremist i krahut të djathtë kurse Prokuroria e Përgjithshëm ka hapur një hetim duke e cilësuar aktin me motive raciste

Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, vrasësi kishte mbërritur rreth orës dhjetë të mbrëmjes së djeshme në qendër të qytetit me një makinë të errët dhe ka hapur zjarr në dy klube nate të frekuentuara kryesisht nga komuniteti turk.

Vrasësi Tobias Rathien

Viktimat e të shtënave ishin të paktën nëntë, por teksa sot rreth orës pesë të mëngjesit kur policia ndërhyri në shtëpinë e autorit të masakrës e gjetën atë të vrarë bashkë me nje tjetër person. Në banesë u sekuestruan gjithashtu armë dhe municion.

Gazeta Bild flet për një video dhe një letër në të cilën agresori Tobias R. ka shpjeguar  arsyet e tërbimit të tij vrastar. “Disa popuj që nuk janë në gjendje të dëbohen nga Gjermania duhet të shfarosen”, shkruante ai në letër.

Policia ndërkohë po vazhdon hetimet dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë patur lidhje me agresorin.

Pamjet nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Sulmi në Gjermani, Tobias Rathien, 43 vjeç, ‘ujku i vetmuar’ që kreu masakrën në Hanau, video e rrëfimit

Autori i masakrës në Hanau në Frankfurt ka një emër dhe portret, Tobias Rathien, 43 vjeç.

Me sa duket ai ishte një ujk i vetmuar me tendenca paranojake që nuk ka shfaqur asnjëherë në të kaluarën qëndrimi raciste apo ekstremiste, siç edhe theksoi Ministri i Brendshëm gjerman, Hessian Peter Beuth.

Sipas hetuesve, motivi i krimit që ai kreu mbrëmë ishte racist dhe se pasi kreu masakrën në lokalet e frekuentuara nga komuniteti turk, ai kishte shkuar në shtëpi ku kishte vrarë edhe nënën e tij dhe më pas kreu vetëvrasje

Masakra e Tobias filloi mbrëmë rreth orës dhjetë, kur ai  filloi të qëllojë verbërisht drejt dy lokaleve. Fillimisht ai hapi zjarr në "Midnight" në qendër të qytetit, pastaj u zhvendos me makinë në "Arena Bar & Café" në një lagje tjetër, ku pasi i ra ziles së lokalit hapi zjarr pa paralajmërim.

Rreth orës tre të mëngjesit, policia gjurmoi banesën e vrasësit ku dhe gjeti dy viktima, atë të agresorit dhe nënës së tij.

Gazeta Bild flet për një video dhe një letër në të cilën agresori Tobias R. ka shpjeguar  arsyet e tërbimit të tij vrastar. “Disa popuj që nuk janë në gjendje të dëbohen nga Gjermania duhet të shfarosen”, shkruante ai në letër.

Policia ndërkohë po vazhdon hetimet dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë patur lidhje me agresorin.

Vrasësi kishte postuar gjashtë ditë më parë në YouTube një mesazh paranojak në anglisht ku i drejtohej "të gjithë amerikanëve" duke informuar se ai është "nën kontrollin e një shoqërie sekrete të padukshme". Ai shkruante në mesazh se “Në Shtetet e Bashkuara ka baza nëntokësore ku amerikanët torturojnë fëmijët për një kohë të gjatë me metoda të skllavërisë moderne". Video mesazhi përfundon me thirrje nxitëse për të vepruar, për të identifikuar bazat e pretenduara nëntokësore dhe për t'i "groposur ato".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë