Zëvendëskryerministri i Kosovës, njëherësh edhe Ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi përveç takimit zyrtarë me Ministrin e Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias duket se kanë kaluar bashkë edhe pak kohë në një nga kafet e Prishtinës.

Ata janë fotografuar të ulur në një kafe të Prishtinës të shoqëruar edhe nga stafet e tyre, ku sipas mediave kosovare Thaçi e ka njohur Kotzias pak edhe me Prishtinën edhe pse axhendën e takimeve e ka pasur shumë të ngjeshur.

Nga fotot ata duket se nuk po diskutojnë për çështje që prekin interesat e të dy vendeve çka tregon se këto janë disa momente pushimi e qetësie i dy homologët.

Por, ajo të cilën nuk kanë mësuar akoma edhe vetë mediat kosovare është nëse kafet i ka paguar Ministri i Jashtëm i kosovës, Thaçi apo ai grek Kotzias.
thaci
thaci
thaci
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)