Ka mjaftuar një shkëndijë elektrike dhe infrastruktura rrugore e shkatërruar që një kullë 300-vjeçare që shërbente edhe si banesë turistike në Theth të Dukagjinit të shkrumbohej nga flakët e zjarrit.
Kulla e Pavlin Polise, e cila ndodhej në qendër të fshatit piktoresk prej vitesh priste e përcillte turistë nga të gjithë vendet e botës që vinin të shikonin mrekullitë e Alpeve shqiptare.
Mësohet se zjarri i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike sipas burimeve paraprake të policisë, fillimisht ka rënë në një barakë pranë banesës, e cila përdorej për gatim.
Më pas flakët e zjarrit kanë përfshirë një makinë që ndodhej aty pranë dhe është përhapur më pas në krejt banesën dhe për ta shkrumbuar të gjithën.
A1 REPORT sjell foto nga momentet kur kulla 300-vjeçare ndodhej në pushtetin e flakëve.

Rruga e amortizuar ka bërë që zjarrfikësja të mos mbërrinte në kohë, ndërsa përpjekjet e të zotëve për të shuar flakët kanë rezultuar të kota.
A1Report gjithashtu sjelle edhe foto të kullës përpara se ajo të përfshihej nga flakët e zjarrit e të shkrumbohej e tëra.
Kulla në brendësi të saj kishte edhe një restorant të vogël, ndërsa farë kullës ndodhet edhe kisha e fshatit.

Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO