Foto/ Tirana merr fitoren e parë
Korabi fundos Teutën në tabelë

Foto/ Tirana merr fitoren e parë<br />Korabi fundos Teutën në tabelë
Tirana arrin fitoren e parë në Superligë. Në javën e pestë bardh e blutë kanë mundur Flamurtarin me rezultatin e pastër 3-0. Protagonistë të ndeshjes ishin Ede dhe Taku, ky i fundit realizoi dy gola.

Takimi nisi më i mirë për miqtë, të cilët iu afruan më shumë golit. Bushiç kishte rastin më të mirë për Flamurtarin por topi i gjuajtur nga ai është ndaluar nga shtylla. Por vetëm kaq, Tirana merr frenat e lojës në dorë. Në minutën e 37 dhe 39 bardh e blutë shënojnë dy gola më anë të Ede e Takut. Goli i tretë i këtij të fundit do të vinte në minutën e 93-të. 

Në ndeshjen tjetër Teuta vazhdon të mos bindë drejtuesit e ekipit dhe tifozët e saj. Debotuesi Korabi ka arritur ta mposhtë në Durrës, me rezultatin 3 me 2. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin 2 me 1 për ekipin nga Peshkopia. Kujtojmë që miqtë e mbyllën këtë pjesë me një lojtarë më pak pas daljes me karton të kuqë të mbrojtësit Sheta. E ndërsa pritej reagimi i vendasve, Korabi shokun të pranishmit në stadium.

Kaja ka shënuar golin e sigurisë në minutën e 71-të duke çuar ekipin e tij në avantazh të dy golave.  Durrësakët  do të ngushtonin rezultatin në minutën e 87 me anë të Kotobelit. Në minutat e fundit Teuta u hodh tërësish në sulm për të barazuar rezultatin por pa mundur të shënojnë. Takimi u mbyll me fitoren e Korabit 3 me 2. Pas kësaj humbje ekipi i Teutës mbyll renditjen në kuotën e 2 pikëve ndërsa Korabi ngjitet në vendin e 7-të me 5 pikë. 

Pas javës së 5 renditja e superligës është:

fshf

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin