FOTO/ Për 30 vjet mbrojti presidentët e SHBA-ve, kush është snajperisti shqiptar në Shtëpinë e Bardhë

FOTO/ Për 30 vjet mbrojti presidentët e SHBA-ve, kush është snajperisti shqiptar në Shtëpinë e Bardhë

Për 30 vite, një shqiptar ka punuar në Shtëpinë e Bardhe duke qenë përgjegjës për mbrojtjen e presidentëve amerikanë. Siç shihet në foto, shqiptari ndodhet në valëvit flamurin kuqezi në tarracën e ndërtesës më të rëndësishme të botës.

Foton e ka ndarë në rrjetet sociale, Gjon Junçaj, një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili ka punuar disa vite edhe në Ambasadën amerikane në Tiranë, për të ndihmuar zbatimin e reformës në drejtësi.

“Urime mikut tim dhe vëllait shqiptar për daljen në pension nga Shërbimi Sekret. Nga çatia e Shtëpisë së Bardhë në vende në mbarë botën, për më shumë se 30 vjet ai mbrojti presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty”, shkruan Junçaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion