I ri Hermes Beqiri, që i shpëtoi mbrëmjen e kaluar atentatit në Shkodër, rezulton emër i njohur për policinë. Ai është dënuar një vit më parë me 1 vit burg për vjedhje në bashkëpunim, ndërsa nga një vështrim i shkurtër në faqen e tij sociale në ‘Facebook’ kuptohet se i plagosuri nuk i përket një jete të thjeshtë.

Përkundrazi, ai bën një jetë luksi, i shoqëruar po nga një shoqëri e tillë. Në disa foto të publikuara prej tij, shfaqen shuma të mëdha parash, makina të shtrenjta, si dhe jeta e tij e nëpër lokale.

[gallery]24551[/gallery]

d.c./shqiptarja.com