Ukraina me këngën 1944 ja del të triumfoi në festivalin europian të këngës. Me votat e publikut Jamala shpallet fituese duke çuar kështu festivalin Europian 2017 të këngës në Ukrainë.

Nëna e këngëtares Jamala është armene, ndërsa babai tatar. Origjina e saj është nga Kirgistani, por që pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Krimenë tashmë të aneksuar nga Rusia.

Kënga e saj flet për shpërnguljen e tatarëve nga Krimea në kohën e Stalinit. Refreni është në gjuhën tatare: Fjalët që i ka dëgjuar nga stërgjyshja për rininë e humbur larg vendlindjes.
 
Beteja më e fortë ishte mes votave të publikut dhe jurisë profesioniste çka u përqëndrua në minutat e fundit te festivalit kur edhe Rusia ishte konkurentja e forte, por me llogaritje matematikore edhe nga profesionistet nuk mundi t'ia dalë dot.