Foto/ Veliaj kurorëzon martesën mes
ish-deputetit socialist dhe psikologes

Foto/ Veliaj kurorëzon martesën mes<br />ish-deputetit socialist dhe psikologes<br>
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar dje në mbrëmje, fotografitë e ceremonisë së kurorëzimit të martesës mes ish-deputetit socialist dhe ish-prefektit të Tiranës me një psikologe te njohur.

Ish deputeti i PS-së në Elbasan, ish-ministri dhe ish-prefekti i Tiranës,  Taulant Dedja është martuar  me psikologen e njohur Jeta Toçilla disa ditë më parë.

Kjo e fundit kishte pak kohë që ishte divorcuar nga gazetari gjithashtu i njohur Armir Shkurti.

Në albumin e fotove të publikuar nga Veliaj, çifti e ka falenderuar qytetarin e parë të Tiranës.

Jeta Toçilla i shkruante: “Faleminderit Erion Veliaj! Kryebashkiak plot energji dhe korrektese ne marredheniet me njerezit dhe aktivitetet qe realizon! Ne do ta mbajme mend kete dite jo vetem per rendesine qe ka ne jeten tone, por dhe organizimin perfekt nga ana e Bashkise se Tiranes”.

Edhe Taulant Dedja nuk i kursente vlerësimet: “Ju falemnderit i nderuar Kryetar i Bashkise! Ishte dita me e bukur e jetes per ne te dy dhe ju i shtuat asaj nje element krejt te vecante me prezencen tuaj dhe ceremonine qe na dhuruat. Suksese te metejshme ne misionin sa te veshtire aq edhe te bukur ne sherbim te rivitalizimit te qytetit ku u lindem dhe u rritem”.

[gallery]24724[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt