Vëllai i Dua Lipës festoi ditëlindjen e 18-të dhe sigurisht një urim të veçantë ka marrë nga motra.
Këngëtarja me famë botërore, shkruan se të shohë vëllain e saj të rritet është një nga gëzimet e saja më të mëdha në jetë.
“Të të shoh ty të rritesh duke u bërë një i ri kaq i sjellshëm, i zgjuar dhe i kujdesshëm ka qenë një nga gëzimet më të mëdha në jetë!”, shkruan Dua teksa ka postuar një foto me të.
Gjithashtu Dua ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me vëllain dhe motrën, dhe për këta dy të fundit shkruan se janë njerëzit e saj të preferuar.