FOTO+ VIDEO/ Dasma e Messit
Legjenda zyrtarisht i martuar 

FOTO+ VIDEO/ Dasma e Messit<br />Legjenda zyrtarisht i martuar 
Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo dhe kanë organizuar një dasëm përrallore, që në media cilësohet si dasma e shekullit.

Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze.

Në dasmën e yllit të futbollit morën pjesë rreth 260 të ftuar dhe shumica e tyre i përkasin botës së futbollit.

Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, dhe në sigurinë e saj u angazhuan rreth 450 forca policie.

Nga të ftuarit në këtë dasëm përrallote bie në sy Pique me Shakirën, partnerët e Messit tek Bartcelona, Neymar dhe Suarez dhe shumë të tjerë.

E veçanta e kësaj lidhjeje është se Messi është njohur dhe dashuruar me Antonellën, kur ishte vetëm 5 vjeç dhe ata tashmë kanë dy fëmijë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës