FOTO/ Zbulohet hoteli luksoz ku
do të qëndrojë kombëtarja në Francë

FOTO/ Zbulohet hoteli luksoz ku<br />do të qëndrojë kombëtarja në Francë
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të qëndrojnë në një hotel në një Hotel me pesë yje në veri të Francës, gjatë “Euro 2016”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur hotelin me pesë yje “Agapa” në Perros Guirec, një zonë bregdetare në veri-perëndim të Francës, si vendin ku skuadra kombëtare do qëndrojë gjatë europianit.

Të gjitha ekipet do të vendosen në resorte luksoze, shkruan britanikja “Daily Mail”.

hoteli

hoteli

hoteli

Hoteli ka të paktën 45 dhoma, përfshirë dy dhoma më të mëdha me dalje në tarracë. 

Ndërsa, stërvitjet, kombëtarja do ti zhvillojë në stadiumin “Jean-Yves Le Jannou”.

Daily Mail shkruan se kostoja e hotelit për një natë është 190 paund.

Kombëtarja shqiptare, sipas asaj që raporton “Daily Mail”, do të qëndrojë në hotel më të shtrenjtë se Austria, Belgjika, Republika Çeke, Italia, Polonia, Sllovakia, Suedia, Zvicra, Ukraina dhe Uellsi.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve