FOTOGALERI/ Nostalgjikët e komunizmit nuk ‘zhgënjejnë’ edhe këtë vit, me foto në duar homazhe për Enver Hoxhën

TIRANË- Sot, në ditën e Çlirimit të Tiranës, ka qenë një ditë e rëndësishme për nostalgjikët e regjimit komunist, të cilët kanë bërë homazhe për ish-diktatorin Enver Hoxha.

Nga Ushtari i Panjohur ku u bënë homazhet, ata kanë risjellë në vëmendje simbolet e komunizmit, ndërsa në duar mbanin fotot e komunistëve, mes tyre të Enver Hoxhës.

77 vjet më parë, në 17 Nëntor të 1944 Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë, pas 19 ditë luftime të ashpra.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë