Një dekadë më parë, Kim Jong un ishte një djalë i padëgjuar, si jashtë Koresë së Veriut, ashtu edhe brenda shtetit më të izoluar sot të botës. Ngjitja e papritur e Kim-it më të ri për të udhëhequr një komb të paparashikueshëm, të armatosur me armë bërthamore më 17 dhjetor 2011 ofroi pak tregues se si - dhe për sa kohë - ai do të sundonte.
Disa vëzhgues parashikuan një vdekje të hershme politike për një të ri, i cili ende nuk kishte fituar besnikërinë e rrethit të brendshëm të partisë qeverisëse të Punëtorëve Koreane dhe gjeneralëve të ushtrisë milionashe të vendit.
Makineria shtetërore, parashikuan vëzhguesit, do të përdorte vazhdimësinë për të shfrytëzuar papërvojën e Kim, duke e zhytur vendin dhe botën në një pasiguri të paparë.
Jeta e tij ndryshoi totalisht më 17 dhjetor të vitit 2011, kur babai i tij 70-vjeçar vdiq. Vetëm 27 vjeç në atë kohë, Kim Jong un përfundoi në qendër të vëmendjes si udhëheqësi më i ri në një prej diktaturave më të ashpra në botë.
So bëhen plot 10 vite dhe zhvillimet politike për liderin tashmë 37-vjeçar kanë qenë shumë të forta. 3 takimet e famshme me Donald Trump, duke u bërë lideri i parë i Koresë së Veriut në histori që takohet ballë për ballë me një president amerikan dhe kërcënimet me armë bërthamore kanë shënjuar drejtimin e tij me dorë të hekurt.
Komente








