Më lënien e mandatit të deputetes Grida Duma ka prekur edhe disa prej kolegëve të saj. Deputetët demokratë Flutura Açka dhe Agron Gjekmarkaj janë parë të prekur, teksa po ndiqnin konferencën e saj të fundit si deputete, të paktën për këtë legjislaturë. Madje ata shihen në një moment të përlotur.
Ky është një moment ‘deja vu’ për Partinë Demokratike. Kujtojmë se disa vite më parë, në qershorin e 2013-s, ishte Sali Berisha ai që me ‘dorëheqjen’ e tij bëri të qajnë një pjesë e demokratëve, por që në fund rezultoi më kot se lideri historik i tyre bëri ‘anulim loje’. Se çdo të ndodhë me Grida Dumën do të mbetet për tu parë.
Lajmi kryesor: