Fotografi britanik dokumenton
jetën e varfër të dibranëve
Një set fotografik i publikuar në i prestigjozen britanike “The Guardian” dokumenton jetën e varfër të banorëve të Dibrës të ardhurat e të cilëve i kanë duke prodhuar vetëm djath, makarona, apo duke shitur gështjenja. Seti fotografik nga David Levene
LONDER- Një set fotografik i publikuar në i prestigjozen britanike “The Guardian” dokumenton jetën e varfër të banorëve të Dibrës të ardhurat e të cilëve i kanë duke prodhuar vetëm djath, makarona, apo duke shitur gështjenja.
Në tetor të vitit të kaluar (2012) fotografi David Levene, erdhi në Shqipëri për të parë por dhe dokumentuar aktivitetin e organizatës jo qevertare OXFAM në zhvillimin e zonave rurale në vendin tonë.
Seti fotografik, i shoqëruar dhe me audio është publikuar dje nga “the Guardian” tregon jetën mes varfërisë së banorëve në Dibër.
“Nuk e imagjinoja të ishte një vend aq i bukur.”- thotë Levene në fillim të setit të tij fotografik. Levene udhëton në kohën e vjeljes së gështenjave dhe tregohet i mahnitur nga bukuritë natyrore por shpreh dhe habinë me mënyrën e tregtimit të gështenjave. Ai tregon se sesi kishte parë një njeri që kishte shkuar me furgon në atë zonë dhe i bleu fermerit gështenjat për t’i shitur në treg. “I gjithë transaksioni u bë në anë të rrugës”.
Madje ai shton se një nga projektet që po punon OXFAM është që njerëzit të gjejnë një mënyrë të vjelin gështenjat pa i dëmtuar pemët.
Më pas tregon se kishte udhëtuar drejt Dibrës në veri të vendit, një ndër qytetet më të varfra. Aty takoi Lilianën, dhe bashkëshortin e saj të cilët drejtojnë një kooperativë (baxho të prodhimit të djathit të dhisë) i cili është karakterisitik për zonën pasi prodhohet nga qumështi i dhive që ushqehen lart në male.
Tregon se si Liljana i milte një nga një dhitë dhe më pas i dërgonte me kova drejt baxhos për të prodhuar djathin. Levende thotë se një sipërmarrje e tillë ka ndihmuar banorët për të rritur të ardhurat e tyre ekonomike.
Ai citon Bedrijen, një punonjëse të kësaj baxhoje e cila thotë se të ardhurat ekonomike të saj janë rritur 50 %, duke ndihmuar në përmirësimin e jetës por dhe për të dërguar fëmijët në shkollë pasi më parë nuk kishte mundësi ekonomike ta bënte.
Më pas ndalon në një punishte makaronash të etiketuara Jufka, të cilat tashmë janë çertifikuar dhe janë mjaft të përhapura në tregun vendas. David Levene punon si fotograf i The Guardian që prej vitit 2000 dhe punimet e tij publikohen në faqen online guardian.co.uk.
Klikoni per te pare setin fotografik Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.9%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.9%
Vota total: 1981
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline, në Report Tv
16 Janar, 21:06
-
Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat
16 Janar, 20:45
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15